“Klithma” e Korab Lecajt selektohet në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare

27 Gusht, 2019 - 3:30 pm

Filmi “Klithma”, në regji të Korab Lecaj, është seleksionuar në tri festivale ndërkombëtare të filmit.

Në javët në vazhdim “Klithma” do të jetë në konkurrencë zyrtare të këtyre festivaleve prestigjioze:

-7th Indian Cine Film Festival, që mbahet nga 8 shtatori 2019 në Mumbai të Indisë e ku marrin pjesë qindra filma nga vende të ndryshme të botës.

-Tirana International Film Festival – TIFF, i cili mbahet 23-29 shtator 2019.

-West Nordic International Film Festival, i cili mbahet në Alesund të Norvegjisë më 24-26 tetor 2019.

Filmi “Klithma”, producent i të cilit është Besar Zahiti, flet për përdhunimin seksual të meshkujve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Rolet kryesore ne film i luajnë: Hazir Haziri, Alban Zogaj, Arbnesha Grabovci Nixha, Kaltrinë Zeneli, Arjola Demiri, Rajmonda Ahmetaj.

Filmi është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ Koha.net / KultPlus.com

Të ngjajshme