займ на карту онлайн потребительский кредит

Kosova edhe me një festival të filmit, fituesi i çmimit Oscar, president i jurisë në AWLIFF

18 Shtator, 2020 - 1:31 pm

“Art Without Limit International Film Festival” është Festivali më i ri i filmit në Kosovë i cili do të mbahet prej 28 deri mw 30 shtator në Prishtinë.


AWLIFF është i vetmi Festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për tu shfaqur, kanë si temë personat me nevoja të veçanta!


Festivali është organizuar nga një grup grash dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Ganimete Sava, ndërsa drejtor artistik është regjisori Burim Haliti, dhe drejtor i programit Michael Stoeger.


Mbështetjen më të madhe për Festivalin e ka dhënë producenti i njohur austriak Veit Heiduschka, i cili do të jetë president i jurisë profesionale i festivalit.

Heiduschka si producent ka fituar çmim Oscar me filmin “Amour” së bashku me regjisorin e famshëm Michael Haneke. Gjithashtu ka fituar Palmën e Artë në Kanë, dhe ҫmimin Bafta!

 
Festivali AWLIFF gjithashtu ka gjetur mbështetje të gjerë nga të gjitha organizatat që përfaqësojnë personat me nevoja të veҫanta në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni!


Mbi 500 filma nga 70 vende të Botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët kanë përzgjedhur 40 nga ta për tu shfaqur në edicionin e parë në këtë festival.


Festivali ishte paraparë të mbahet në Kino Armata në Prishtinë, mirëpo për shkak të pandemisë Covid 19, këtë vit do të mbahet online.

Organizatorwt bwjnw tw ditur se do të ndahen 8 çmime nga juria profesionale: Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Fiction), Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Dokumentar), Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Animacion), projekti më  i mirë  i portretizuar (Dokumentar), projekti më i mire i cili fuqizon gruan.

Përpos Veit Heiduschka , në juri wshtw edhe Monika Hass nga Gjermania, drejtore e “Filmstadt München” e V. Munich tw Gjermanisw, Sadija Kleponga Bosnja e Hercegovina e cila wshtw drejtoreshë e Festivalit “Ballkan tage” në Munich tw Gjermanisw, Jerzy Palacz, drejtor i fotografisw nga Polonia,  Daniel Edmondson nga ShBA, aktivist, shkrimtar dhe person me nevoja të veçanta fizike, aktorja Safete Rogova nga Kosova, regjisori Arturo Mariani
dhe Shpend Bengu regjisor nga Shqipëria.

Programi  dhe koha e saktë e mbajtjes së festivalit është publikuar në web faqen zyrtare të festivalit www.artwithoutlimitfilmfestival.com dhe ne faqen zyrtare në FB!
Filmat do të jenë të hapur për publikun nga data 28 shtator 2020./ KultPlus.com

Art Without Limit International Film Festival TRAILER 4K from ArtWithoutLimit FilmFestival on Vimeo.







Të ngjajshme