Kosova me pavijon të filmit në Tokio

24 Tetor, 2017 - 11:17 am

Qendra Kinematografike e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, kanë mundësuar që Kosova për herë të parë të jetë pjesë e tregut të filmit “Japan Content Showcase – TIFFCOM 2017”, aleat i festivalit të madh “Tokyo International Film Festival”, shkruan KultPlus.

Pas tregut të Berlinales, Cannes dhe American Film Market, ky është tregu i katërt ku Qendra Kinematografike e Kosovës prezenton industrinë e filmit kosovar në botë.

Japan Content Showcase (TIFFCOM) është treg i madh i industrisë së filmit, TV-së, muzikës dhe animacionit, i cili mbahet nga 24 deri më 26 tetor 2017. Sivjet marrin pjesë 371 ekspozues, ndër ta 208 nga Japonia dhe 163 nga shtete tjera. Të pranishëm me pavijon janë edhe shtetet e Amerikës Latine, Rusia, Kazakistani, Libani, Lituania, India, Zvicra. Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni ka marrë përsipër të kujdeset për pavijonin në Tokio. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme