Kur kultura arbëreshe depërtonte në kinematografinë italiane

25 Janar, 2021 - 7:54 pm

Pasuria e kulturës arbëreshe ka bërë që ajo të kaloj në tekste të studiusve, këngë të artistëve, poezi të shkrimtarëve dhe në ekranizime filmike, shkruan KultPlus.

Një ndër to është edhe filmi italian i vitit 1949 “Il lupo della Sila”, i cili në shqip përkthehet si “Ujku i Silas”.

Në këtë dramë italiane nën regjinë e Duilio Coletti, sjellet një pasqyrë artistike e veshjeve, trashëgimisë dhe përditshmërisë arbëreshe.

Në këtë film aktorja Silvana Mangano ka mbartur veshjen festive të grave arbëreshe me llambadhòr. Në të njëjtin film, në të tjera sekuenca shfaqen edhe gra të tjera arbëreshe në punët e tyre të zakonshme, të veshura me kostumet e përditshmërisë.

Aktorët e tjerë janë Amadeo Nazzari dhe Vittorio Gassman. Pjesa më e madhe e filmit u xhirua në La Sila në Kalabri. / KultPlus.com

Të ngjajshme