‘Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë’

25 Prill, 2023 - 10:37 pm

Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes. Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.

Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze.

Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.

Disa nga shprehjet më të famshme të tij janë:

1 – “Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër” – Al Pacino (Michael Corleone)

2 – “Lini armët, merrni ëmbëlsirat” – Richard Castellano (Clemenza)

3 – “Financa është një armë. Politika është ajo që tërheq këmbëzën” – Enzo Robutti (Don Lucchesi)

4 – “Një burrë që nuk shpenzon kohë me familjen e tij, nuk është burrë” – Marlon Brando (Vito Corleone)

5 – “Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim” – Al Pacino (Michael Corleone)

6 – “Ky është biznes, mos e merr personale” – Robert Duvall (Tom Hagen)

7 – “Shëndeti i mirë është gjëja më e rëndësishme, më shumë se sa suksesi, më shumë se paratë, e më shumë se pushteti” – Lee Strasberg (Hyman Roth)

8 – “Në Siçili femrat janë më të rrezikshme se armët” – Franco Citti (Calo)

9 – “Do t’i bëj një ofertë që nuk mund ta refuzojë” – Marlon Brando (Vito Corleone)

10 – “Vetëm miqtë e vërtetë mund të të tradhtojnë”- Marlon Brando (Vito Corleone)

11 – “Sa më shumë të sëmuresh, aq më i zgjuar bëhesh” – Diane Keaton (Kay Corleone)

12 – “Femrave dhe fëmijëve u lejohet të jenë të pakujdesshëm, por jo burrave” – Marlon Brando (Vito Corleone)

13 – “Duket se në botën e sotme pushteti për të larë borxhin është më i madh se fuqia e faljes” – Donal Donnelly (Peshkopi Gilday)

14 – “Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme” – Al Pacino (Michael Corleone)

15 – “Politika dhe krimi janë e njëjta gjë”. – Al Pacino (Michael Corleone)

16 – “Asnjë siçilian nuk refuzon asnjë kërkesë në ditën e dasmës së vajzës së tij” – Robert Duvall (Tom Hagen)

17 – “Refuzimi nuk është vepër e një miku” – Richard Conte (Don Barzini)

18 – “Pushteti korrupton ata që nuk e kanë atë” – Franco Citti (Calo)

19 – “Nëse çdo gjë në jetë do të ishte e sigurtë, nëse historia do të na kishte mësuar diçka, është se mund të vrasësh këdo” – Al Pacino (Michael Corleone)

20 – “Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë” – Al Pacino (Michael Corleone)./GazetaProjekti/KultPlus.com

Të ngjajshme