“Martesa” zgjedhet filmi më i mirë në Cine Ballkan

19 Nëntor, 2018 - 3:55 pm

Filmi “Martesa” me regji të Blerta Zeqirit ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” në Garën CineBalkan të Festivalit të filmit evropian Cinedays në Shkup, shkruan KultPlus.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolët kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.

Filmi ‘Martesa’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë./ KultPlus.com

Të ngjajshme