Mbërrin vazhdimi i “Captain Marvel”

28 Janar, 2020 - 4:00 pm

Filmi “Captain Marvel” ishte një hit i madh për Disney dhe Marvel, megjithëse personazhi nuk është shfaqur në asnjë film më parë, ai gjithsesi arriti t’i fitojë mbi 1 miliard dollarë në të gjithë botën dhe personazhi i tij është bërë një personazh i preferuar për shumë adhurues të botës së filmit Marvel.

Megjithatë, kur Marvel e paralajmëroi Fazën e vet të 4 – e cila përfshin filma dhe seriale që Marvel planifikon t’i publikojë gjatë vitit 2020 dhe 2021 – Captain Marvel 2 nuk ishte në listë. Dhe si duket kjo po ndodh, sepse filmi pritet të dalë në vitin 2022.

Image

Marvel raportohet se synon ta angazhojë Megan McDonnell për ta krijuar skenarin. Ajo është pjesë e ekipit të skenaristëve të serisë së Disney+ WandaVision dhe duket se janë të kënaqur me punën e saj kur planifikojnë t’i japin asaj një detyrë kaq të madhe, shkruan KOHA Ditore. Duke pasur parasysh që filmi i parë i kishte gjashtë skenaristë, presim që McDonnell nuk do të jetë e vetmja që do të punojë në skenar.

Anna Boden dhe Ryan Fleck e kanë bërë regjinë e filmit të parë, por kthimi i tyre nuk pritet pasi që Disney dhe Marvel po planifikojnë ta angazhojnë një regjisore të re për këtë detyrë, por ende nuk dihet kë.

Brie Larson do të kthehet në rolin kryesor të Carol Danvers/Captain Marvel. Filmi i parë u zhvillua gjatë viteve 1990, kur u eksplorua historia e saj, vazhdimi do të duhej të vendosej në kohën e sotme. Deri më tani nuk dihet se cila është saktësisht koha “e tanishme” apo nëse do të vendoset para apo pas filmave “Infinity War” dhe “Endgame”. Të gjitha detajet presim t’i zbulojmë në muajt e ardhshëm. /KultPlus.com

Të ngjajshme