24 Maj, 2025 - 5:30 pm
Mbrëmë u mbyll edicioni i parë i Festivalit KYFF (Kosovo Young Filmmakers Festival), festivali i filmit për të rinj që iu dedikohet ekskluzivisht filmbërësve të rinj nga e gjithë bota.
Për këtë edicion debutues aplikuan mbi 1800 filma në zhanre e kategori të ndryshme. Nga ky numër u përzgjodhën rreth 100 finalistë që konkurruan në tri kategori kryesore: dokumentar, narrativ dhe animacion. Finalistët u ndanë në dy grupmosha përkatëse: a) 15–20 vjeç, b) 21–25 vjeç.
Fituesit dhe të nominuarit renditen si më poshtë:
Stop-motion Animation (15–20 vjeç):
– Words as Presence, Yuqing Ding, Kinë
– Liquid, Ilias Khlifat, Marok
– Walk, run, jump, but!, Gabriela Čížková, Çeki
Fitues: Walk, run, jump, but!, Gabriela Čížková, Çeki
Stop-motion Animation (21–25 vjeç):
– Childhood, Dominika Maria Kicińska, Poloni
– Panta rhei, Helena Stańczyk, Poloni
– Kalar Pancils, Dhananjay Santosh Goregaonkar, Indi
Fitues: Childhood, Dominika Maria Kicińska, Poloni
Dokumentar (15–20 vjeç):
– Memory mosaic, Selma Fejzullaj, Shqipëri
– Life after life, Jana Khalifa, Egjipt
Fitues: Memory mosaic, Selma Fejzullaj, Shqipëri
Dokumentar (21–25 vjeç):
– She’s asking for it, Natalia Zajączkowska, Mbretëri e Bashkuar
– Karl Gustav, Asta Lovisa Jia Wei Arktoft, Suedi
– Fidele, Yorrana Maia, Brazil
Fitues: She’s asking for it, Natalia Zajączkowska, Mbretëri e Bashkuar
Narrativ – film i shkurtër (15–20 vjeç):
– Adult, Elina Myshanych, Ukrainë
– The sound of water feet, Hanna Hanachi, Iran
– Shadows, Olivia Cogorno & Julia Papa, Argjentinë
Fitues: Adult, Elina Myshanych, Ukrainë
Narrativ – film i shkurtër (21–25 vjeç):
– Story from Liberty Street, Kacper Wiącek, Poloni
– Filomena la Prima Donna, Matteo Notaro, Itali
– Behind the Scenes, Yasin Najafi, Iran
Fitues: Story from Liberty Street, Kacper Wiącek, Poloni
Vlerësim special nga të gjitha kategoritë:
– Karl Gustav, Asta Lovisa Jia Wei Arktoft, Sweden
– Words as Presence, Yuqing Ding, China
– Kalar Pencils, Dhananjay Santosh Goregaonkar, India
– Through Xhelo’s Eyes, Besa Tusha, North Macedonia
– The sound of water feet, Hanna Hanachi, Iran
– Blanchette and the Eight Cents, Valentin Homont, France
Ky event u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Termokiss, Burgu i Idealit, Banka Ekonomike dhe Che Bar – Prishtinë.
KYFF sapo ka filluar rrugëtimin e tij dhe tani po ndërtojnë një platformë të re për zërat e rinj të kinemasë botërore./ KultPlus.com