Më 21 janar debuton sezoni i katërt i serialit ‘Ozark’

8 Janar, 2022 - 1:45 pm

Sezoni i fundit i serialit hit do të paraqes më shumë Wendy Byrde (Laura Linney) dhe Marty Byrde (Jason Bateman), teksa ata bashkëudhëtojnë në sipërmarrjen kriminale në Ozarks në Missouri.

Të dy merren gjithashtu me perandorinë e Omar Navarro-s (Felix Solis) dhe përpiqen të dalin nga Ozarkët.

Në trailer, Marty dhe Wendy përpiqen të ndërmjetësojnë një marrëveshje imuniteti midis Navarro-s dhe FBI-së. Beteja e Martit me Ruth Langmore (Julia Garner) bëhet edhe më e keqe.

Sezoni i fundit përmban 14 episode, të ndarë në dy blloqe me nga shtatë episode secili. Shtatë të parët do të debutojnë në Netflix më 21 janar. Pjesa e dytë do të transmetohet gjithashtu në 2022, por ende nuk është shpallur data e publikimit.

Kujtojmë që sezoni i tretë i Ozark debutoi në vitin 2020./ KulPlus.com

Të ngjajshme