“Më fal” merr dy çmime ndërkombëtare, pjesë edhe i Tirana International Film Festival

25 Tetor, 2018 - 4:38 pm

“Më fal” apo “Forgive me”, me regji të regjisorit Besim Ugzmajli, pasi që fitoi dy çmime ndërkombëtare tash do të jetë pjesë e filmave të festivalit Tirana International Film Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival, i cili tashmë është festival kualifikues për Oscar, nisë më 2 nëntor dhe përfundon më 9 nëntor në Tiranë.

“Më fal”, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare, ku së fundmi ka fituar çmimin për kinematografi në ‘West Nordic Film Festival’, në Norvegji, dhe çmimin si filmi më i mirë i huaj në ‘Route 66’ë në SHBA.

“Më fal” është realizuar këtë vit me vetëfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca.

Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

Të ngjajshme