Mësohet shkaku i vdekjes së Robbie Coltrane, ylli i ‘Harry Potter’ dhe ‘James Bond’

24 Tetor, 2022 - 6:02 pm

Robbie Coltrane, aktori i njohur për rolin e tij si Hagrid në “Harry Potter”, ndërroi jetë javën e kaluar në moshën 72 vjeçare dhe së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes së tij. Ai vdiq pasi pësoi dështim të shumëfishtë të organeve, thuhet në njoftimet e mediave britanike. Certifikata e tij e vdekjes gjithashtu thoshte se ai vuante nga sepsa, nga infeksioni i rrugëve të poshtme të frymëmarrjes dhe arresti kardiak.

Aktori, i cili gjithashtu luajti në filmat për James Bond, ishte diagnostikuar me obezitet dhe diabet të tipit 2. Lajmi për vdekjen e tij tronditi njerëzit në mbarë botën, ndërsa shumë kolegë dhe miq i dhanë lamtumirën. Karriera e aktrimit të Coltrane përfshiu role të shumta filmike. Aktori kishte edhe dy fëmijë me skulptoren Rhona Gemmell. Çifti u martua në vitin 1999, ndërsa u ndanë në vitin 2003.

Karriera e aktorit filloi në vitin 1979 në serialin televiziv “Play for Today”, por ai u bë i njohur në “A Kick Up the Eighties”, një serial komedi televiziv i BBC-së, ku luajtën gjithashtu Tracey Ullman, Miriam Margoles dhe Rik Mayall. Ai gjithashtu u shfaq në komedinë e ITV të vitit 1983 “Alfresco”, me Stephen Fry, Emma Thompson, Siobhan Redmond dhe Hugh Laurie.

Deri në vitin 1987 ai pati një rol kryesor në “Tutti Frutti”, që bënte fjalë për grupin skocez të rock-ut “The Majestics”, në të cilin luajti gjithashtu Emma Thompson dhe Richard Wilson. Coltrane la pas vetes fëmijët e tij Spencer dhe Alice dhe nënën e tyre Rhona Gemmell dhe motrën e tij Annie Rae. / KultPlus.com

Të ngjajshme