займ на карту онлайн потребительский кредит

Meta shpreh ngushëllimet e tij për humbjen e regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani

Gusht 14, 2019 - 4:14 pm

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Gjergj Xhuvani.

Meta e quan një humbje të madhe për artin, ikjen para kohe të regjisorit. Sipas tij, trashëgimia e lënë pas, do të mbahet mend dhe do të nderohet nga të gjithë.

Reagimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!
Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij! /KultPlus.com

Të ngjajshme