Michael Fassbender në filmin e ri të Taika Waititi

18 Shtator, 2019 - 9:00 pm

Kohët e fundit mësuam se Taika Waititi po planifikon që midis filmave Jojo Rabbit (shfaqja e të cilit do të ndodhë së shpejti) dhe Thor: Love And Thunder (produksioni i të cilit sa nuk ka filluar), ta fusë një tjetër projekt – adaptimin e dokumentarit të futbollit “Next Goal Wins”.

Tani mësojmë se Michael Fassbender aktualisht është në bisedime për rolin kryesor në film.

Next Goal Wins flet për trajnerin holandez, Thomas Rongen, i cili para vetes e ka një detyrë pothuajse të pamundur: ta shndërrojë ekipin amerikan të futbollit Samoa nga humbësit absolutë në fitues.

Andy Serkis dhe ekipi i tij Imaginarium i kanë marrë përsipër të drejtat e dokumentarit nga Mike Brett dhe Steve Jamison dhe ia prezantuan idenë e adaptimit Waititit, i cili është duke punuar në skenar me Iain Morris, ndërsa filmi do të duhej të fillonte me xhirimet këtë vit.

Data e shfaqjes nuk dihet ende, por filmi pritet për pak më shumë se një vit. /KultPlus.com

Të ngjajshme