More Raça, pjesë e ‘Berlinale Talents 2019’ nën diskutimin “Si të dështojmë më mirë”

13 Dhjetor, 2018 - 10:30 pm

Nga 3mijë e 401 aplikant sa kanë konkurruar në Berlinale Talents, regjisorja More Raca është përzgjedhur në Berlinale Talents 2019, shkruan KultPlus.

Tematika e këtij edicioni të sivjetshëm është “Si të dështojmë më mirë”. Në edicionin e 17-të, Berlinale Talents po kërkon gabime. Nga 9 deri më 14 shkurt 2019, rreth 250 talente, rreth 130 ekspertë dhe mentorë, dhe audienca e Berlinit do të raportojnë për situatat nëpër të cilat kaluan e që penguan në procesin e tyre krijues duke i shtyrë që të marrin shtigje të ndryshme nga ato që synonin fillimisht. Përafërsisht 100 seminare, biseda dhe diskutime do të ndodhin në HAU Hebbel am Ufer.
Si menaxheri i programit Florian Weghorn është shprehur: “Ne të gjithë bëjmë gabime. Është koha që ne të marrim frymë thellë, të jemi të sinqertë me njëri-tjetrin dhe të pyesim se kush ka të drejtë që të gjykojë. Le të debatojmë hapur për atë që është ‘e drejtë’ dhe për atë që supozohet që është e gabuar”.

Një total prej 3,401 regjisorë kanë aplikuar për Talentet e Berlinale 2019 (2018: 3,191). Përqindja e aplikanteve femra u rrit në 44% – një përmirësim i vazhdueshëm në krahasim me vitin e kaluar. Për Berlinale , 250 pjesëmarrës nga Berlinale Talents 2019 – prej tyre profesionistë të fushave të ndryshme, produksion, skenaristë, regjisorë, kritikë të filmit e të tjerë- do të përzgjidhen dhe do të ftohen në Berlin./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme