Muzeu ku u xhirua seriali “Peaky Blinders” kthehet në qendër vaksinimi

25 Janar, 2021 - 4:38 pm

Hapësira e cila është shfrytëzuar si shesh xhirimi për realizimin e serialit “Peaky Blinders” është kthyer në një qendër vaksinimi për koronavirus.

Përdorimi i muzeut “Black Country Living”, një vend i hapur, për të kryer vaksinimin është thënë se e ka “ndryshuar lojën” për komunitetin.

Atraksioni që është në qytetin Dudley, e që është mbyllur për turistët për shkak të pandemisë, mendohet se do të ndihmojë në administrimin e dhënies së mijëra injeksioneve në një javë, shkruan BBC.

Njerëzve u është rikujtuar se atyre u duhet ftesë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Londër, për të shkuar në këtë pikë vaksinimi. Me prioritet do të jenë njerëzit që janë më të rrezikuar nga komplikimet që mund të hasin për shkak të virusit.

Shifrat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Londër tregojnë se 97 mijë e 310 injeksione janë administruar në Dudle dhe në hapësira përreth deri të martën – është shifra e dytë më e madhe e arritur në Midlands.

Por, vaksinimi në muze – që nis sot (e hënë) – nënkupton edhe hapjen e qendrës së parë për vaksinim në Dudley. Kjo do të ndihmojë sistemin e vaksinimit që tashmë po zhvillohet në të gjithë vendin në Angli.

Muzeu në situata normale u jep vizitorëve një përshtypje të jetës gjatë periudhës së indrustrializmit, apo viteve ‘70 dhe minierave të qymyrit. Muzeu ishte shfrytëzuar edhe si shesh xhirimi për realizimin e serialit të “BBC TV-së”, “Peaky Blinder”. Ngjarja e ti zë vend në Birmingham në fillim të shekullit XX.

Nicholas Barlow, anëtari i Këshillit të Shëndetësisë në Dudley, ka thënë se ky veprim ndryshoi plotësisht lojën. “Kthimi i “Black Country Living Museum” në një qendër vaksinimi do të rritë me të madhe realizimin e injeksioneve dhe shpejtësinë përmes së cilës mund ta administrojnë realizimin e injeksioneve”.

“Kjo do të na mundësojë më shpejt që t’i kemi njerëzit e sigurt nga ky virus vdekjeprurës”, ka thënë ai.

Sally Roberts, kryeinfermiere në Grupin Komisionues të Klinikës për “Black Country dhe Birminghamin Perëndimor”, ka thënë se: “Progresi ynë në këtë hapësirë ka qenë i jashtëzakonshëm dhe jam e lumtur që qendra jonë e parë për vaksinim, do të jetë në gjendje që të pranojë mijëra vaksinime çdo javë dhe gjithçka do të transmetohet live”. /Koha/ KultPlus.com

Të ngjajshme