Ndahet nga jeta aktorja e njohur amerikane, Rebecca Luker

24 Dhjetor, 2020 - 9:01 pm

Ylli i “Broadway”, Rebecca Luker, ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare.

Lajmin e trishtë e konfirmoj agjentja e saj, Sarah Foster, transmeton KultPlus.

Aktorja e nominuar tre herë për ‘Tony’ njoftoi në shkurt se po luftonte me sëmundjen e Lou Gehrig (skleroza amiotrofike laterale).

Nuk është bërë i ditu shkaku i vdekjes së saj.

Aktorja bëri debutimin në “Broadway” në fund të viteve 1980 në “The Phantom of the Oper” duke punuar në rolin kryesor si Christine.

Ajo gjithashtu luajti si Maria në “The Sound of Music”, Marian në “The Music Man” dhe Winifred Banks në “Mary Poppins”, secila prej të cilave fitoi nominimet e saj për Tony përkatësisht në 1995, 2000 dhe 2007. / KultPlus.com

Të ngjajshme