Në Shqipëri do të mbahet “Java e Filmit Amerikan”

18 Shtator, 2019 - 1:55 pm

Ambasada e SHBA-së në Shqipëri në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë do të organizojë shfaqjen e dokumentarëve të filmave amerikan, shkruan KultPlus.com

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara ju fton të merrni pjesë në Javën e Filmit Amerikan! Në bashkëpunim me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë, Ambasada do të organizojë shfaqjen e dokumentarëve të ndryshëm amerikanë, të cilët do të vijojnë me folës të ftuar dhe panele diskutimi mbi temat e tyre nga data 24 deri në 27 shtator. Na ndiqni në faqen tonë për më shumë informacion mbi aktivitetet, folësit e ftuar dhe shumë të tjera”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Të ngjajshme