займ на карту онлайн потребительский кредит

Nënshkruhet marrëveshja në mes Tatino Films dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës

Shkurt 12, 2019 - 1:27 pm

Në shtandin e Kosovës në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Qendrës Kinematografikë të Kosovës dhe Tatino Films e cila do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikëqyrjen nga pesë ekspert ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit.

Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Kosovo që fillon këtë vit.

Kryetarja e Këshillit Drejtues të QKK-së Ilire Vinca e cila ishte edhe iniciatorja e kësaj marrëveshje, u shpreh e lumtur që ekspertët e First Cut Lab do të ofrojnë njohuritë më të avancuara në ngritjen e nivelit kinematografik.

Qëllimi e kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.

”Jemi tejet të gëzuar për këtë bashkëpunim të ri i cili është i pari për ne në Ballkan. Ne jemi të gatshëm ta përcjellim kinemanë e Kosovare dhe filmat e saj në procesin e finalizimit dhe fillimit të rrugëtimit të tyre ndërkombëtarë”, tha udhëheqësi i punëtorisë First Cut Lab Mathieu Darras.

“Me këtë marrëveshje besojmë të rrisim edhe më shumë kapacitetet profesionale në sektorin e kinematografisë së Kosovës”, u shpreh drejtori i QKK-së pas nënshkrimit të marrëveshjes./ KultPlus.com

Të ngjajshme