Nënshkruhet në Kanë marrëveshja për bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës e Francës

21 Maj, 2022 - 1:35 pm

Sot në Kanë është nënshkruar marrëveshja për bashkëprodhim kinematografik mes Kosovës e Francës, përcjell KultPlus.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes jnë postimi në Facebook ka thënë se kjo është një ditë e shënuar për kulturën dhe filmin.

Në vijim gjeni postimin e plotë të tij:

Ditë e shënuar për kulturën dhe filmin, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Francës.

Sot në Cannes kemi nënshkruar marrëveshjen për bashkëprodhim kinematografik mes dy shteteve.

Moment krenarie. Urime komunitetit të filmit, suksese në realizime të përbashkëta filmike kosovaro-franceze./ KultPlus.com

Të ngjajshme