Nesër premiera e filmit të animuar “Aventurat e Lelos – Labirinthi”

3 Shtator, 2019 - 12:45 pm

AQSHF dhe CINEMANIA do të sjellin premierën e filmit të animuar “Aventurat e Lelos – Labirinthi”, me regji nga Endri Beqo dhe Fatjon Alla, ndërsa producent Jaklid Gace.

Filmi do të shfaqet në sallën e projeksionit të Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, më datë 4 shtator, në ora 11:00.

Gjithashtu, do të shfaqet edhe filmi artistik me metrazh të shkurtër “Një film i premtuar” (Ne kemi Diellin) me regji nga Petrit Ruka dhe producent Florenc Papas. Hyrja falas. / KultPlus.com

Të ngjajshme