Netflix sjell pamjet e para të serisë “Followers”

1 Shkurt, 2020 - 9:00 pm

Netflixi e ka publikuar fragmentin për serinë e vet të re origjinale “Followers”, e cila arrin muajin e ardhshëm në shërbimin e njohur për streaming.

Seriali japonez është bërë me regji të Mika Ninagawa, dhe e tregon ngjarjen për femrat që e jetojnë një jetë glamuroze në Tokyo, ku përpiqen të gjejnë dashuri, ta ruajnë miqësinë dhe të krijojnë karrierë.

Image

Ngjarja bën fjalë për fotografen e modës Limi Nara (Miki Nakatani), e cila ka krijuar karrierë duke i promovuar yjet e ardhshëm në Tokyon moderne përmes punës së saj. Limi është një grua e pavarur së cilës i pëlqen të jetë e pavarur në punën dhe lidhjet e saj, shkruan KOHA Ditore.

Një ditë ajo takohet me aktoren e re Natsume Hyakuta (Elaiza Ikeda) e cila dëshiron shumë të ketë sukses në botën e filmit dhe e cila me punën e saj do ta ndihmojë atë të fitojë popullaritet… por shkurtimisht sepse nuk është fare e lehtë ta realizosh ëndrrën.

“Followers” e presim në Netflix më 27 shkurt. /KultPlus.com

Të ngjajshme