10 Shtator, 2025 - 9:37 am
Prej sot e deri më 13 shtator, në qytetin e Korçës do të zhvillohet Festivali i Filmit të Shkurtër KO:SH Film Fest 2025.
Tema e këtij viti është “Zhvendosja”, qoftë e shkaktuar nga lufta, mungesa e demokracisë, vështirësitë ekonomike apo korrupsioni sistemik, një çështje e cila po formëson jetët e miliona njerëzve anembanë botës.
KO:SH Film Fest është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë në rajon. Gjatë pesë ditëve të festivalit, do të shfaqen 81 filma nga 40 vende të botës, duke e kthyer Korçën në një qendër të vërtetë të artit dhe kulturës ndërkombëtare.Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With EarthKeep Watc
Aktivitetet do të zhvillohen në Kinema Majestic, Galerinë e Arteve Digjitale Korçë, Bibliotekën e Korçës dhe Qendrën Rinore Korçë.
Vendi në fokus këtë vit është Bullgaria, dhe një program i kuruar nga “In The Palace Short Film Festival”, që do të shfaqet sonte ne mbrëmje. Në program janë 6 filma të shkurtër bullgarë. Programi për fëmijë do të përfshijë shfaqje filmash, punëtori dhe masterklasa, ku fëmijët e moshave të ndryshme do të kenë mundësinë të marrin pjesë.
Gjithashtu, gjatë ditëve të KO:SH Film Fest 2025 do të organizohen edhe seanca diskutimesh mbi tema të ndjeshme, duke e bërë këtë edicion një hapësirë gjithëpërfshirëse për të gjithë.
Bashkia Korçë ftoi të gjithë qytetarët dhe vizitorët të bëhen pjesë e këtyre ditëve të mbushura me art, kulturë dhe diskutime frymëzuese, shkruan atsh.