“Once upon a time in Hollywood”, DiCaprio e Pitt vijojnë punën për xhirimin e filmit

28 Prill, 2019 - 12:30 pm

“Entertainment Weekly” publikoi foton ekskluzive të protagonistëve kryesorë të “Once upon a time in Hollywood”, i nënti film i drejtuar nga Quentin Tarantino, ku Leonardo DiCaprio e Brad Pitt shfaqen në banakun e një lokali.

Filmi i Tarantinos është një ndër më të priturit e 2019-s dhe pritet të projektohet më 26 korrik, transmeton tch.

Kasti i pasur i aktorëve të filmit, i cili nuk do të prezantohet në Cannes, përfshin edhe Margot Robbie, Al Pacino, Emile Hirsch, Damian Lewis, Mike Moh e Dakota Fanning.

Ky do të jetë dhe filmi i fundit ku do të shfaqet Luke Perry, i cili u nda nga jeta pak javë më parë, në moshën 52-vjeçare. / KultPlus.com

Të ngjajshme