‘Pa Vend’ zë vend në Festivalin më të madh në botë për filmat e shkurtër

3 Shkurt, 2022 - 3:23 pm

Dje në sallën Jean Cocteau në Festivalin e Filmit të Shkurtë Clermont-Ferrand Short Filmfestival të Francës u shfaq filmi “Pa vend” ku prezent ishte edhe autori i filmit Samir Karahoda.

Kjo ishte shfaqja e 5-të gjatë të këtij festivali ndërsa edhe dy të tjera do të shfaqen deri më datën 5 kur edhe përfundon edicioni i 44’të i festivalit.

Festival du court métrage de Clermont-Ferrand është Festivali më i madh dhe më i rëndësishëm në botë për filmat e shkurtër dhe këtë vit nga 6200 aplikime 77 u zgjodhën pë pjesëmarrje ndërsa Pa vend garon në programin ndërkombëtar.

“Pa Vend” nga Samir Karahoda fitoi çmimin e jurisë si filmi më i mirë i shkurtër dokumentarë në edicionin e vitit 2022 të Festivalit të Filmit Sundance. /KultPlus.com

Të ngjajshme