Pamjet e para të filmit “The Secret Garden”

24 Shtator, 2019 - 1:30 pm

Libri “The Secret Garden” i Frances Hodgson Burnett tashmë disa herë është adaptuar për ekranet e mëdha dhe të vogla. Por kjo nuk e pengoi David Heymanin, producentin e “Paddington” dhe filmave për Harry Potter, që përsëri ta ekranizojë të njëjtin material.

Tani kemi mundësinë ta shohim trailerin e parë për adaptimin e ri.

Ashtu si në libër, filmi e tregon historinë për Mary Lennox (Dixie Egerickx), vajzën problematike 10 vjeçare, të lindur në Indi në një familje të pasur britanike. Kur prindërit e saj papritur vdesin, Mary dërgohet përsëri në Angli për të jetuar me xhaxhain Archibald Craven (Colin Firth) në pronën e tij të largët, thellë në pyjet e Yorkshire.

Atje, ajo fillon të zbulojë shumë sekrete familjare, veçanërisht pasi e takon kushëririn e saj shëndetlig Colin (Edan Hayhurst), të mbyllur në një krah të veçantë të shtëpisë, shkruan KOHA Ditore. Së bashku këta dy fëmijë paksa “të lënduar” fillojnë ta shërojnë njëri-tjetrin përmes zbulimit të një kopshti sekret çudibërës, vendit magjik plot aventura që do t’i ndryshojë përgjithmonë jetët e tyre.

Julie Walters shfaqet në rolin e amvises znj. Medlock, ndërsa aktori i ri Amir Wilson e luan rolin e Isis Davis. Skenari është shkruar nga Jack Thorne ndërsa regjinë e filmit e bën Marc Munden.

Filmin The Secret Garden do të mund ta shohim në prill të vitit të ardhshëm, kur filmi mbërrin nëpër kinema.

Të ngjajshme