Pas Kanës, edhe Nice pëson ndërprerje të energjisë elektrike

25 Maj, 2025 - 2:14 pm

Në ceremoninë e mbylljes së Festivalit të Filmit në Kanë, qyteti i Nicës pësoi ndërprerje të energjisë elektrike të shtunën në mbrëmje.

Gati 45,000 shtëpi mbetën përkohësisht pa energji elektrike. Energjia elektrike u rikthye përsëri rreth orës 6 të mëngjesit të dielën.

Sipas Prokurorisë, një zjarr shpërtheu në një transformator elektrik në lagjen Moulins, në perëndim të Nicës, një lagje ku trafiku i drogës është i përhapur, transmeton Klankosova.tv

Në një postim në X, kryebashkiaku i Nicës, Christian Estrosi, denoncoi “këto akte dashakeqe që ndikojnë në vendin tonë”. Ai njoftoi se bashkia do të paraqet një ankesë.

Ky incident vjen një ditë pasi një ndërprerje masive e energjisë elektrike preku Kanën dhe rajonin përreth. Gati 160,000 shtëpi u prekën nga një ndërprerje e energjisë elektrike e shkaktuar nga “akte keqdashëse”. / Klankosova.tv

Të ngjajshme