Për eventin Ladies Night, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

19 Shkurt, 2020 - 12:58 pm

Cineplexx organizon eventin Ladies Night, ku do të dhurojë shumë shpërblime në të gjitha sallat, ku shpërblimi kryesor do të jetë një udhëtim 4 ditor në Dubai.

Për këtë premierë më 20 shkurt, Cineplexx organizon eventin “Ladies Night” në të dy kinematë, me shumë shpërblime nga brende të ndryshme! Biletat për këtë event po shiten çdo ditë, dhe ato mund ti bleni çdo ditë në të dy kinematë.

Instagram embed linku:

https://www.instagram.com/p/B8jwkdlF9-O/

Filmi flet për Dy shoqe me ideale shumë të ndryshme nga njëra tjetra të cilat fillojnë një kompani bukurie së bashku. Njëra është më praktike ndërsa tjetra dëshiron të fitojë fatin e saj dhe të jetojë një mënyrë jetese të lavdishme.

Filmi vjen nën regjinë e Miguel Arteta, ndërsa në rolet kryesore luajnë Salma Hayek, Rose Byrne, dhe Tiffany Haddish.

Përveç premierës botërore të këtij filmi, Cineplexx organizon edhe eventin Ladies Night prej orës 18:00 ku do të ketë shumë shpërblime deri në vlerë 200€ nga brende të ndryshme si: Anderr Atelie, Optika Simon, O Bag Kosovo, Angel Studio, Piazza Italia, Revlon, EMO, ELAA, Hotel Garden, Tom Tailor, Dream Nails, Adriana Lashes, Lindex Kosova, 4G Style, Natural & Organic Cosmetics, Libraria Buzuku, Rave Travel.

Mirëpo shpërblimi kryesor i eventit do të jetë udhëtimi 4 ditor në Dubai, mundësuar nga agjensioni turistik Globus Travel, i cili mbetet një partner i vazhdueshëm i kinemasë austriake.

Për me shumë Cineplexx në bashkëpunim me Raiffeisen Bank Kosova sjell një super ofertë për biletat e këtij filmi. Për çdo biletë që paguani me Gold dhe Bonus Cards, merrni 1 tjetër FALAS.  

Trailer embed: https://www.facebook.com/cineplexxprizren/videos/211652163292939/

Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/Like_a_Boss_-_Ladies_Night.sq-KS.php /KultPlus.com

Të ngjajshme