Përfundojnë xhirimet e filmit debutues të Durim Kryeziut

1 Gusht, 2019 - 2:37 pm

Kanë përfunduar xhirimet e filmit artistik të metrazhit të gjatë të regjisorit Durim Kryeziu “Familja” trajton një temë me raporte kontradiktore familjare mes tradicionales dhe bashkëkohores.

Lona një vajzë 16-vjecare e rritur në një familje tradicionale, ndjek pasionin e ri të saj për muzikën rok. Kjo ëndërr has në pengesë në momentin e prezentimit të parë të grupit të saj para pubikut. Babai i Lonës, Bardhi, pëlqen muzikën folklorike, ai ka të vështirë ta pranojë pasionin e ri të Lonës, duke menduar kështu se vajza e tij lehtë do të mund të rrëshqasë në veprime delikuente.

Bardhi duke ndjerë dhimbje për tre familjarët e zhdukur gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë, i përjeton edhe më rëndë veprimet e Lonës. Konflikti mes tyre thellohet në momentin që fillojnë gërmimet tek një varrezë masive, pranë së cilës Lona dhe grupi i saj xhirojnë videoklipin.

Regjia: Durim Kryeziu
Skenari: Durim Kryeziu, Hazir Sh. Haziri
Producent: Bardhyl Bejtullahu
Drejtor i fotografise: Isak Duraku
Skenograf: Zeni Ballazhi
Kostumografe: Natyra Simnica
Grimi: Pranvera Metolli,
Kompozitor: Leonard Canhasi
Line producent : Butrint Lumi
Organizator: Arben Bajgora

Luajnë: Eli Gashi, Hazir Sh. Haziri, Arbnesha Nixha, Xhevat Qorraj, Lum Veseli, Lulzim Guhelli, Luan Daka, Avdi Gervalla, Labinot Lajqi, Urim Canhasi, Ideal Nrecaj, Rron Ukeimeraj, Vjollcë Osmani.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike “2B studio”, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. /MKRS/ KultPlus.com

Të ngjajshme