Përgatitet transformimi i ‘Hollywood-it të Romës’

20 Dhjetor, 2021 - 7:30 pm

Njëherë tokë e bekuar për regjisorët dhe aktorët e mëdhenj italianë, nga Federico Fellini tek Sofia Loren, studiot filmike të Romës, Cinecitta po planifikojnë të bëjnë një transformim total për t’iu përshtatur epokës së re.

I cilësuar edhe si “Hollywoodi mbi Tiber”, Cinecitta ishte qendra e epokës së artë të kinemasë italiane dhe tani shpreson të marrë sërish nga shkëlqimi i dikurshëm falë fondeve post-pandemike nga Bashkimi Europian.

Italia është përfituesi kryesor nga fondi i rimëkëmbjes së bllokut evropian dhe studiot e vjetruara janë në radhë për të përfituar 290 milionë euro, duke u zgjeruar dhe modernizuar për të përfituar nga mënyrat e reja të bërjes së filmave dhe shikuarit të tyre.

“Mund t’i kthejmë këtij vendi dritën që gjithmonë e ka karakterizuar dhe që e meriton”, shprehet drejtori i Cinecitta Nicola Maccanico.

Cinecita ka qenë vendi ky janë prodhuar më shumë se 3 mijë filma, ndërsa 51 prej tyre kaun fituar çmimin Oscar.

Studiot u inauguruan periferitë jugore të kryeqytetit italian në 1937 për të manifestuar propagandën e regjimit fashist të Benito Musolinit.

Në ditët e arta të studiove, hite të Hollwood-it si Ben Hur në 1959-ën dhe disa nga punët e tjera mjeshtërore të kinemasë si La Dolce Vita e Fellinit u filmuan në këto studio.

Por, pas 1960-ës, ishte e pamundur që studiot të kapnin prestigjin e tyre, për shkak të konkurrencës nga televizioni dhe industri të mëdha të produksionit të cilat ofronin kualitet më të mira për të filmuar./KultPlus.com

Të ngjajshme