займ на карту онлайн потребительский кредит

“Pikachu” përpiqet të largojë nga froni “Avengers”- por nuk ia del për pak

13 Maj, 2019 - 10:40 pm

“Pokemon Detective Pikachu” këtë fundjavë e pati një betejë të ngushtë me “Avengers: Endgame” për inkasimet këtë fundjavë, por superheronjtë arritën ta mbajnë fronin edhe një herë.

Walt Disney Co. tha të dielën se blockbusteri i Marvelit i ka fituar rreth 63.1 milionë dollarë nga fundjava e vet e tretë në kinematë e Amerikës së Veriut, duke e ngritur bruton vendore në 723.5 milionë dollarë, dhe duke i tejkaluar totalet e “Black Panther” dhe “Avengers: Infinity War.”

Në nivel ndërkombëtar, filmi i shtoi 102.3 milionë dollarë, duke e ngritur totalin global në pak më pak se 2.5 miliardë dollarë, dhe kështu mbetet shfaqja e dytë më e madhe në të gjithë botën, prapa “Avatarit” (2.8 miliardë dollarë), shkruan KOHA Ditore.

Por pas tre javë të dominimit të “Avengers”, tregu më në fund e kishte një hapësirë për një film tjetër që të bëjë ndikim thelbësor. Warner Bros. arriti ta tërheqë një audiencë të konsiderueshme në filmin e vet aksion “Pokemon Detective Pikachu”, i cili u hap në 4,202 kinema dhe i fitoi rreth 58 milionë dollarë nga shitjet e biletave.

“Çfarë rezultati i mahnitshëm”, tha Jeff Goldstein, drejtor i Warner Bros për distribuimin vendas. “Është shumë kënaqësi ta shohësh ‘Detective Pikachu’ ta ketë këtë lloj hapjeje.”

Image

Dhe nuk ka fare mëri që “Endgame” e tejkaloi “Pikachu” në fund.

“Ishte kënaqësi ta fitonim natën e së premtes, por siç thonë në golf, ju e luani lojën tuaj dhe jam i kënaqur me rezultatin tonë,” shtoi Goldstein.

Ai (filmi) madje e mundi “Endgame” ndërkombëtarisht me një diferencë shumë të ngushtë, me një total prej 103 milionë dollarë./KultPlus.com

Të ngjajshme