Popcorn FALAS në Cineplexx për “Popcorn National Day”

18 Janar, 2022 - 4:00 pm

Cineplexx më 19 janar për “Popcorn National Day” dhuron popcorn falas për çdo biletë të blerë.

Nesër për “Popcorn National Day” keni mundësi të shikoni njërin nga filmat më të fundit në Cineplexx dhe të fitoni një popcorn S falas. Oferta vlenë gjatë gjithë ditës dhe për të gjithë filmat.

Këta janë disa nga filmat më të shikuar që shfaqen gjatë kësaj dite:

Spider-Man: No Way Home

Me identitetin e Spiderman tashmë të zbuluar, Peter i kerkon ndihmë Doctor Strange. Kur një magji shkon tmerrësisht keq, kundërshtarë të rrezikshëm nga universe të tjera fillojnë të shfaqen në skenë, duke e detyruar Peter të kuptojë se çka me të vërtetë është të jesh Spiderman.

Scream

Ngjarja e filmit vazhdon 25 vite pas një varg vrasjesh brutale të cilat tronditën qytetin e qetë të Woodsboro, California. Një vrasës i ri që mban maskën “Ghostface” fillon të synojë një grup adoleshentësh për të ringjallur sekretet nga e kaluara vdekjeprurëse e qytetit dhe Sidney Prescott duhet të kthehet për të zbuluar të vërtetën.

Zgjoi

Filmi pëcjellë Fahrijen e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë

https://www.instagram.com/p/CY15fPDIowR/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com&rp=%2Fpopcorn-falas-ne-cineplexx-per-popcorn-national-day%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A524.7999997138977%2C%22ls%22%3A236.59999990463257%2C%22le%22%3A237.59999990463257%7D

Për më tepër informata rreth programit të filmave mund ta vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 14:30.

Të ngjajshme