3 Shtator, 2025 - 5:40 pm
Edicioni i këtij viti i PriFest – Prishtina International Film Festival ka prezantuar kategorinë kryesore garuese të filmave artistikë me metrazh të gjatë nga Ballkani. Në këtë seksion do të konkurrojnë gjashtë filma të fuqishëm, që sjellin histori të ngarkuara me emocione për lirinë, dashurinë dhe identitetin, duke ofruar një përzierje premierash botërore, rajonale dhe vendore.
Filmat garues:
“NGRYK” nga Ilirjan Himaj, Kosovë/Shqipëri – Premierë Botërore (107 min)
“EMILY” nga Ajola Daja, Shqipëri – Premierë Rajonale (72 min)
“THE PAVILION” nga Dino Mustafić, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi – Premierë (100 min)
“ETERNITY PACKAGE” nga Magdelena Ilieva, Bullgari/Itali – Premierë (85 min)
“MAN OF THE HOUSE” nga Andamion Murataj, Shqipëri, Itali, Austri, Kroaci, Kosovë, Maqedonia e Veriut – Premierë (104 min)
“CYCLE” nga Erkan Tahhuşoğlu, Turqi/Kosovë – Premierë Rajonale (81 min)
Secili film pasqyron një këndvështrim të veçantë mbi realitetin e rajonit: nga betejat personale për liri e identitet, te dramat sociale, marrëdhëniet familjare, e deri te kontradiktat klasore dhe morale.
Kategoria ballkanike shihet si një prej pjesëve më të rëndësishme të festivalit, duke reflektuar diversitetin dhe energjinë e kinemasë së rajonit dhe duke i dhënë zë historive që prekën publikun me origjinalitet dhe fuqi artistike.
PriFest zhvillohet nga 9 deri më 14 shtator 2025 në Kino Armata, Prishtinë./KultPlus.com