Prishtina e Peja nikoqire të Festivali të Filmit Frankofon në Kosovë

16 Nëntor, 2017 - 1:37 pm

Të hënën më 20 nëntor nis edicioni i 17-të i Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovës, shkruan KultPlus.

Hapja e festivalit do të mbahet të hënën me 20 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Cineplexx. Atë natë filmi “Jalouse” i David dhe Stéphane Foenkinos do të prezantohet nga vetë regjisorët e filmit.

Një takim letrar do të mbahet të martën me 21 nëntor në orën 9:00 në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës rreth përshtatjes së veprave letrare në kinema nga vëllezërit Foenkinos të cilët rregullisht bashkëpunojnë në projektet e veprave dhe filmave.

Aktivitetet do të vazhdojnë me fokusim mbi vallëzimin në kinema dhe me shfaqje çdo mbrëmje në orën 19:00 në Cineplexx prej 20 deri më 24 nëntor. Një mbrëmje e kinemasë belge do të mbahet të premten më 24 nëntor në ora 19:00, në Aleancën franceze të Prishtinës, me shfaqjen e filmit “Tokyo Fiancée”.

Festivali do të vazhdojë me 25 dhe 26 nëntor në kinemanë “Jusuf Gervalla” në Pejë, në bashkëpunim me ekipin e festivalit Anibar.

Në fund, më 30 nëntor, shfaqja e filmit Tapis Rouge do të mbahet në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti i Filologjisë) për studentët.

Festivali i Filmit Frankofon në Kosovë, organizohet nga Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze të Prishtinës, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, edicionin e 17 të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë.
Sivjet kinemaja Cineplexx në Albi Mall është bashkëpunuese për organizimin e festivalit i cili do të mbahet prej 20 deri më 30 nëntor 2017.

Të gjitha informatat mbi shfaqjet dhe vendet tregohen në programin e detajuar dhe në faqet e facebook-ut të Festivalit të Filmit Frankofon dhe Frankofonisë në Kosovë./ KultPlus.com

Të ngjajshme