Prishtina ngjason me metropolet botërore, për herë të parë me “Drive in Cinema”

17 Prill, 2021 - 11:01 pm

Komuna e Prishtinës, përkatësisht Drejtori i Kulturës Adrian Berisha, ka bërë të ditur se sonte ka filluar eventi i veçantë ‘Drive In Cinema Prishtina’, shkruan KultPlus.

Berisha në postimin e tij në rrjetin social Facebook ka treguar se ky event është mirëpritur mjaft mirë dhe se shpreson se kjo natë ka ndikuar sado pak që pjesëmarrësit të largohen nga problemet e tyre ditore.

“Shpresoj qe sonte keni arrit te largoheni sadopak nga problemet ditore, e permes filmit “Pulp Fiction” keni perjetu nje nate me ndryshe me njerezit qe i doni me se shumti. Drive in Cinema u mireprit mjaft mire e ne do te mundohemi qe ta përsërisim kete nate”, ka shkruar ai..

Adrian Berisha gjithashtu ka theksuar se hapësira e Prishtina Parking prapa Pallatit të Rinisë asnjëherë nuk është dukur më bukur se sonte.

Më poshtë mund të lexoni statusin e tij të plotë:

DRIVE IN CINEMA PRISHTINA

Kur na eshte propozu idea vitin e kaluar nga Architechture for Humans, ne e kemi pelqy menjehere dhe sonte e kuptum qe nuk kemi gabu aspak. Evente te tilla na duhen tash me shume se asnjehere.

Shpresoj qe sonte keni arrit te largoheni sadopak nga problemet ditore, e permes filmit “Pulp Fiction” keni perjetu nje nate me ndryshe me njerezit qe i doni me se shumti.

Drive in Cinema u mireprit mjaft mire e ne do te mundohemi qe ta përsërisim kete nate.

Hapesira parkuese e Prishtina Parking, mbrapa Pallatit te Rinise asnjehere nuk eshte duk me bukur. Kenaqesi me i pa njerezit tu kalu kohe te mire e tu shiju evente te tilla.

Faleminderit krejtve per bashkepunimin. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme