Publikohet fotografia promovuese e filmit për jetën e princeshës Diana, ‘Spencer’

26 Gusht, 2021 - 9:45 pm

Foto: Neon/Collider

Është publikuar fotografia promovuese e filmit “Spencer” për jetën e princeshës Diana. Rolin kryesor e luan Kristen Steëart, kurse premiera pritet të jepet në Festivalin e Filmit në Venecia më 3 shtator.

Filmi ka të bëjë me një fundjavë që Diana e kaloi në Sandringham gjatë pushimeve të fundvitit 1991. Atëherë ajo mori vendimin për t’u shkurorëzuar nga Princi Charles.

“Dhjetor 1991: Martesa e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka kohë që ka filluar të prishet. Edhe pse ka zëra për afera dhe divorc, paqja duhet të mbretërojë gjatë pushimeve.

“Ushqimi, pirja dhe gjuetia. Diana e di që së shpejti gjithçka do të ndryshojë “, shkruan në përmbledhje.

Protagonistja shfaqet duke qarë në fotografi dhe ka të veshur një fustan të bardhë që të kujton disi atë që kishte veshur Diana.

Filmi “Spencer” është realizuar me regji të Pablo Larrain, ndërsa skenarin e ka shkruar Steven Knight. Muzika është bërë nga Jonny Greenëood i grupit “Radiohead”. /KultPlus.com

Të ngjajshme