Publikohet traileri i filmit më të përfolur për momentin, ‘House Of Gucci’ (FOTO)

30 Korrik, 2021 - 3:54 pm

Lady Gaga dhe Adam Driver prej kohësh po xhirojnë për “House of Gucci” që portretizon jetën e themeluesit të Gucci-it, Maurizio Gucci dhe bashkëshortes së tij, Patrizia Reggiani.

Së fundmi, përmbledhjen e çfarë do të shihni në film e gjeni më poshtë, deri në momentin kur gruaja Reggiani akuzohet dhe dënohet për vrasjen e së shoqit në 1995-ën.

Gaga- që nga traileri na kujton sërish se ka potencial për të qenë një yll filmash dhe fituese e çmimeve Oscar, është futur nën petkun e personazhit për të bërë më të mirën e saj. 

Sigurisht, theksi i saj unik s’mund të mos tërheqi vëmendjen e të gjithëve, sidomos kur në fund të trailerit thotë “Father, son, House of Gucci”, ashtu siç mund ta bëjë vetëm ajo./KultPlus.com

Të ngjajshme