Publikohet traileri i filmit të realizuar për jetën e Elton John (VIDEO)

3 Tetor, 2018 - 1:20 pm

Traileri i parë i “Rocketman” , filmit biografik të Elton John sapo ka dalë dhe kjo është ajo që mësuam për këtë projekt kinematografik.

Legjendën e muzikës britanike do ta luajë aktori Taron Egerton i cili është i njohur për rolin e tij tek “Kingsman” ndërsa menaxherin dhe partnerin e tij do ta interpretojë Richard Madden, i njohur për rolin në “Game of Thrones”. Ky film do të debutojë për publikun në majin e vitit që vjen dhe është përshkruar nga protagonistët si histori e bazuar në një fantazi të vërtetë.

Mendohet se filmi do të jetë i llojit musical ku këngë të ndryshme të Elton John do të përshkruajnë momente të rëndësishme nga jeta e tij. Pothuajse i gjithë cast-i i aktorëve ka pjesë këndimi dhe filmi do të na tregojë për fazën e hershme të karrierës së artistit, për fillimit e tij. Gjithashtu tregon dhe se si u shndërrua jeta e tij pasi ishte në krye të klasifikimeve në të gjithë botën por dhe detaje të tjera nga jeta e një ylli rroku./KultPlus.com

Të ngjajshme