Publikohet traileri i filmit ‘The Outfit’

18 Nëntor, 2021 - 10:30 pm

Trailleri për filmin The Outfit sapo debutoi në internet dhe përmban një kast të mrekullueshëm!

Nga shkrimtari fitues i çmimeve Oscar i The Imitation Game (Graham Moore) vjen The Outfit, një triller tërheqës dhe mjeshtëror në të cilin një rrobaqepës ekspert (fituesi i Academy Award, Mark Rylance) duhet të mposhtë një grup të rrezikshëm mafiozësh për t’i mbijetuar një nate fatale.

Në film luajnë gjithashtu yjet si Zoey Deutch, Johnny Flynn, Dylan O’Brien, Nikki Amuka-Bird dhe Simon Russell Beale.

Focus Features do ta publikojë këtë film në kinema më 25 shkurt 2022./KultPlus.com

Të ngjajshme