Rachel Zegler do të luajë Borëbardhën në një “live-action” të Disneyt

23 Qershor, 2021 - 12:00 pm

Rachel Zegler, e cila do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë në dhjetor, në “West Side Story”, të drejtuar nga Steven Spielberg, pritet të luajë princeshën e Disney-it, Borëbardhen, në një “live-action” të historisë së këtij filmi.

“Aftësitë e jashtëzakonshme vokale të Rashelit janë vetëm fillimi i dhuratave të saj. Forca, inteligjenca dhe optimizmi i saj do të bëhen një pjesë integrale e rizbulimit të gëzimit në këtë përrallë klasike të Disney,” tha drejtori Marc Webb në një deklaratë, shkruan CNN, përcjell Klankosova.tv.

Webb, filmat e tjerë të të cilit përfshijnë “(500) Days of Summer” dhe “The Amazing Spider-Man”, është nënshkruar për të drejtuar shfaqjen e re të Snow që nga maji 2019.

Prodhimi parashikohet të fillojë në vitin 2022. / klankosova.tv / KultPlus.com

Rachel Zegler as Maria in 20th Century Studios??? WEST SIDE STORY.

Të fundit

Të ngjajshme