Regjisori i “Squid Game” paralajmëron diçka më të rëndë

5 Prill, 2022 - 8:00 pm

Nëse “Squid Game” përmban pamje “të tmerrshme” e “të frikshme”, thjesht prisni, ka paralajmëruar regjisori i serialit, Hwang Dong-hyuk. Kjo pasi, ai tha se po punon në një projekt akoma më “të rëndë”.

I titulluar “Killing Old People Club”, pritet të jetë projekti i radhës i regjisorit jug-korean, që sipas tij, do të ketë skena dhe pamje “më të frikshme”.

“Do të jetë më i dhunshëm se ‘Squid Game’”, tha Dong-Hyuk, raportoi NYPost të martën.

Seriali “Squid Game”, i lansuar vitin e kaluar nxiti shumë debate në media për mënyrën e realizimit. Ai u vlerësua se përmban shumë pamje dhune. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme