Rikthehet seriali i famshëm amerikan ‘The Fresh Prince of Bel Air’

13 Gusht, 2020 - 9:58 am

Të gjithë e njohim serialin me situata tejet komike, The Fresh Prince of Bel Air, serial ky që edhe pas tre dekadave prej kur është lansuar për herë të pare, vazhdon të shikohet e rishikohet, shkruan KultPlus.

Kompania e produksionit të aktorit, Will Smith, i cili edhe është në rolin kryesor të serialit, ka njoftuar se do të sjellë prapë serialin The Fresh Prince of Bel-Air por nuk do të jetë e njejtë me komedinë e adoleshentëve që ishte në vitet e 90-ta.

Will Smith është bërë bashkë me regjisorin Morgan Cooper për të sjellë prap serialin, mirëpo kësaj radhe seriali do të përqëndrohet për të trajtuar më shumë tema serioze si krimet e bandave, varfëria, pabarazia dhe brutaliteti i policisë, raporton Mirror.

Ende nuk ka informata se kur do të shfaqet seriali, mirëpo është bërë e ditur që episodat do të zgjasin një orë dhe do të theksohet fakti që paragjykimet racore janë ende të pranishme në Amerikë.

Regjisori dhe bashkë skenaristi Morgan Cooper ka thënë: “Mendoj që ka hapësirë për të shëndrruar këtë serial nga një sitcom me tendencë komike në një format me trajtim më serioz,”

Ai poashtu ka rrëfyer që kishte qenë gjithmonë adhurues i këtij seriali. / KultPlus.com

Të ngjajshme