Rita Ora publikon pamje të reja nga xhirimet e filmit “Twist” (FOTO)

30 Janar, 2021 - 10:27 am

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora, krahas aktiviteteve muzikore, së fundmi ka pranuar edhe një rol të ri artistik, shkruan KultPlus.

Ylli i muzikës pop do të luajë rolin e Dodge, një mishërim femër i personazhit Artful Dodger në përshtatjen e re të romanit “Oliver Twist”, dhe ajo tha se ishte tejet e kënaqur që u ftua të luajë një rol të tillë pasi i pëlqen veprat e epokës viktoriane të romancierit Dickens, veprat e tjera të lavdëruara të të cilit përfshijnë ‘Nicholas Nickleby’, ‘A Carol Christmas’ dhe ‘Great Expectations’.

Së fundmi, ajo ka publikuar edhe fotografi të reja nga prapaskena dhe me një kostum të veçantë në të verdha.

Ajo ka falenderuar ekipën punuese, duke thënë se ka fituar shokë dhe familje të re.

Ora, do të luaj krahë aktorit të mirënjohur Sir Michael Caine, i cili luan në rolin Fagin në filmin e Martin Owen. / KultPlus.com

Të ngjajshme