займ на карту онлайн потребительский кредит

Robert Redford ka themeluar Sundance Film Festival, aty ku merr pjesë regjisori kosovar Visar Morina

5 Dhjetor, 2019 - 12:05 am

Sapo është publikuar lista e filmave në Sundance Film Festival, një ndër festivalet më të rëndësishme të filmit në botë, dhe pikërisht në këtë garë është edhe filmi i regjisorit shqiptar Visar Morina, i cili në këtë festival do të prezantohet me filmin e metrazhit të gjatë “Exil”, shkruan KultPlus.

Filmi rrëfen tregimin e Xhaferit, një inxhinier i kimisë me origjinë nga Kosova, i cili ndjehet i diskriminuar dhe i ngacmuar në vendin e punës, gjë që e zhytë atë në krizë të identitetit.

Filmi “Exile” i skenaristi dhe regjisori Visar Morina, skenari i të cilit është shpërblyer me çmimin prestigjioz gjerman “Lola’s Gold”, vjen pas sukseseve me filmin “Babai” i cili fitoi në Festivalin e Karlovy Varyt për regjinë më të mirë.

“Exile” është bashkëprodhim në mes të Komplizen Film Gjermani, Ikonë Studio Kosovë dhe Frakas nga Belgjika i financuar nga: Minister of State for Culture and Media, Film- und Medienstiftung NRW, German Federal Film Fund, Belgium Film Tax Shelter, Medienboard Berlin Brandenburg, Qendra Kinematografike e Kosovës, Eurimages, German Federal Film Board.

Film “Exile” sjell një kastë briliante të aktorëve, si: Sanrda Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi./KultPlus.com

Të ngjajshme