Rooney Mara do ta luajë rolin e Audrey Hepburn në filmin biografik dedikuar jetës së saj

8 Janar, 2022 - 4:30 pm

Aktorja Rooney Mara është përzgjedhur për ta luajtur rolin e Audrey Hepburn-it në filmin biografik dedikuar jetës së saj.

Regjisor i këtij filmi do të jetë Luca Guadagnino, i njohur për filmin e tij të suksesshëm, “Call Me By Your Name”.

Hepburn, njëra nga aktoret më të famshme të gjeneratës së saj, kishte arritur që gjatë karrierës të fitonte çmimet më të lakmueshme, Emmy, Oscar, Tony dhe Grammy para se të vdiste më 1993.

Në anën tjetër, Mara është nominuar dy herë për çmim Oskar për rolet e saj në filmat “The Girl With The Dragon Tattoo” dhe “Carol”./KultPlus.com

Të ngjajshme