‘Rrjeti’ mendon se filmi i Stallone në vitet 90-ta, parashikoi botën ku jetojmë sot (FOTO)

21 Shkurt, 2023 - 11:00 pm

Mes shqetësimeve në rrjet të përdoruesve për krizat aktuale të njëpasnjëshme, një nga referencat që përmendet është një film me aktorin Sylvester Stallone që duket si “parashikimi” më i mirë sesi bota do të dukej sot.

Me aktorë si Sandra Bullock e Wesley Snipes, filmi i vitit 1993 ‘Demolition Man’ ndoshta mund të ketë ‘shikuar’ para kohës së tij.

Filmi fantastik i aksionit ndjek ngjarjet e luftës së bandave në Los Angeles, SHBA, teksa polici i guximshëm John Spartan (i luajtur nga Stallone) tenton të ndalojë gangsterin e dhunshëm Simon Phoenix (i luajtur nga Wesley Snipes) por të dy çuditërisht dënohen me burgim në ngrirje, në atë që njihet aty si ‘CryoPrison’.

Dhe në fakt, 36 vjet më vonë në vitin e supozuar 2032, ata zgjohen kur Los Angeles është kthyer në një “utopi pacifiste” e quajtur San Angeles.

Tashme Phoenix është përsëri i lirë duke kryer “krimin e tij”, dhe Spartan bashkë me kolegen police Lenina (e luajtur nga Sandra Bullock) përpiqen ta kapin.

Filmi dëshmon shkatërrimin total të industrisë së restoranteve që është në fakt ajo që është duke ndodhur në botë pas sëmundjes, teksa rrjetet amerikane shkruajnë se pas Covid të paktën 70,000 restorante u mbyllën në SHBA.

Në film shihet gjithashtu përdorimi i video-konferencave si një formë “normale” komunikimi, ashtu siç kemi bërë shumë nga ne sot.

Shikuesit zgjohen për koincidencat e prezantuara nga filmi, teksa një prej tyre komentonte: “A keni vërejtur sesi disa filma duket sikur parashikojnë të ardhmen? Kush nga ju e mban mend ‘Demolition Man’”.

Një tjetër gjithashtu shkruante: “Nga të gjithë filmat që kanë tentuar të parashikojnë të ardhmen,  Demolition Man është ndoshta më i miri.”

Edhe një i tretë konfirmonte idenë: “Nga të gjithë filmat e viteve 80-të e 90-të që kanë përpjekur të parashikojnë të ardhmen, Demolition Man i ka shkuar më afër.”

Mes filmave të tjerë parashikues të përmendur nga përdoruesit ishin “Star Wars”, “X FIles”, “The Simpsons”, “Blade Runner”, “Terminator”, “They Live” apo “The Running man” me Arnold Shwarceneger.

Të ngjajshme