Së shpejti vjen dokumentari që shpalos jetën e Britney Spears

25 Janar, 2021 - 6:30 pm

Dokumentar i cili do të adresojë jetën e këngëtares, Britney Spears, nën emërtimin ‘Framing Britney Spears’, do të publikohet së shpejti.

I realizuar nga The New York Times, aty do të përfshihet karriera muzikore e Britney, skandalet, varësia nga lëndët narkotike si dhe kujdestaria e babait.

Babai i Britney Jamie Spears ka qenë kujdestari i saj për 12 vjet, për shkak të shqetësimeve në lidhje me shëndetin e saj mendor. Në Nëntor, ajo humbi një përpjekje ligjore për të hequr kontrollin e tij mbi pasurinë e saj.

Gjatë intervistave edhe më herët Britney është shprehur se ndihet e friksuar nga i ati pasi ai ushtron presion psikologjik mbi të. Ndërkaq avokati Jamie argumentoi se ai gjithmonë vepronte në interesin më të mirë të vajzës së tij.

Jamie Spears ka menaxhuar pasuritë dhe jetën personale të Britney duke i kufizuar asaj mundësinë për të takuar njerëz. Takimet e vetme që ajo realizon janë me mjekët ku ajo merr medikamente dhe i ushtrohet terapive të ndryshme.

Fansat e fushatës #FreeBritney kanë kërkuar edhe nga administrata amerikane që t’i jepet fund kujdestarisë së babait të Britney. Ata kanë realizuar edhe një peticion ku kanë mbledhur mbi 125,000 nënshkrime ku kërkojnë që këngëtarja të jetë e lirë.

Dokumentari i Britney Spears do të shfaqet në rrjetin amerikan FX dhe faqen e transmetimit Hulu në datën  5 Shkurt. Aty do të përfshihen edhe disa intervista me disa nga miqtë e ngushtë të këngëtares të cilët akuzojnë babain e saj për shkelje të të drejtave. /indeksonline/ KultPlus.com

Të ngjajshme