Seriali i famshëm ‘Peaky Blinders’ do të bëhet edhe film

9 Tetor, 2021 - 3:28 pm

Seria e famshme “Peaky Blinders ” do të bëhet film, kështu ka bërë të ditur Variety.

Seriali i suksesshme i BBC dhe HBO Max “Peaky Blinders” do të përfundojë pas filmit artistik që do të ndjekë sezonin e tij të gjashtë dhe të fundit, konfirmoi të enjten krijuesi, Steven Knight, transmeton KultPlus.

Duke folur në një panel të Festivalit të Filmit të Londrës BFI për shkrimin në të gjitha zhanret, Knight tha se sezoni i gjashtë është xhiruar dhe gati plotësisht i redaktuar.

Variety raporton se krijuesi Steven Knight ka deklaruar se finalja e filmit në seri do të fillojë xhirimet në 18 muaj, dhe pritet të publikohet në vitin 2023.

“Dhe pastaj do të shkruaj për filmin që do të xhirohet në Birmingham. Dhe kjo ndoshta do të jetë fundi i rrugës për” Peaky Blinders “siç e njohim ne”, tha Knight. / KultPlus.com

Të ngjajshme