Seriali “Peaky Blinders” do të sjell sezonën e 6-të

18 Janar, 2021 - 8:16 pm

Seriali “Peaky Blinders” do të vie me sezonin e radhës, duke i gëzuar shikuesit e tyre, shkruan KultPlus.

Teksa pati sukses përgjatë 5 sezonave, “Peaky Blinders” po rikthehet në ekranet televizive me sezonën e 6-të.

Këtë lajm të mirë për ndjekësit e tyre e kanë bërë të ditur drejtuesit e serialit në Twitter.

Profili zyrtar i “Peaky Blinders” në Twitter ka postuar një fotografi të vëllezërve Shelby në një veturë me shkrimin “Shelby-t u kthyen në biznes.”

“Sezoni i 6-të i Peaky Blinders ka filluar xhirimet”, kanë shkruar ata.

“Peaky Blinders” është një ndër serialet më influencues në mbarë botën, që tregon historinë e një familjeje gangsterësh e vendosur në vitin 1919 në Birmingham, dhe shefit të saj badass, Tommy Shelby i portretizuar nga Cillian Murphy. / KultPlus.com

Të ngjajshme