займ на карту онлайн потребительский кредит

Shkodra nderon aktoren e madhe të kinematografisë, Mirjam Bruceti

Gusht 5, 2019 - 11:30 pm

Aktorja shkodrane, Mirjam Bruceti, nderohet me titullin “Mirënjohja e qytetit”, duke vlerësuar kështu kontributin qe ajo dha në artin shqiptar, me rolet e pafundme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.

“Përse erdhe ti në këtë dasmë, si të bënë këmbët që erdhe? A nuk e kupton që je i tepërt këtu, je i mallkuar? Ti e kupton që je i tepërt!”

Janë vargje që na kthejnë pas në kohë, plot 30 vite më parë, në 1989. Asokohe ishte në lulëzimin e karrierës së saj, ndërsa sot në “shtëpinë” ku u rrit artistikisht, aktorja e njohur shkodrane Mirjam Bruçeti na dhuron po të njëjtin emocion, përtej 70 viteve mbi supe.

Eshtë një ditë e shënuar për të, këshilli bashkiak i Shkodrës i akordoi titullin “Mirënjohja e qytetit”, duke vlerësuar kontributin qe ajo dha në artin shqiptar, me rolet e pafundme në skenën e teatrit dhe kinematografisë.

Aktorja që ndan jetën mes Francës dhe Shqipërisë ka pafund emocione dhe shprehet se ndjehet borxhlie ndaj Shkodrës.

Mirjam Bruceti: Kudo që të jeni, kudo që të jem, mendoj se kam dhënë diçka për Shkodrën, asnjë gjë nuk kam dhënë. Kudo që të jem, Shkodra më ka dhënë shumë më tepër sesa unë mundem me i dhënë.

Pjesë e krijimtarisë së Mirjam Bruceti janë dhe filmat në kinostudion “Shqipëria e Re”, si “Dëshmorët e monumenteve”, “Midis dy dasmave”, “Thesari”, ” Mysafir i paftuar”, “Flutura në kabinën time”, “Flaka e maleve”, Rruga e lirisë, “Militanti” etj.

Të ngjajshme