Shqiptarët prapë mund të bëhen pjesë e Berlinale Talents

9 Korrik, 2019 - 4:53 pm

Një mundësi e mirë vjen kësisoj për artistët e Kosovës dhe Shqipërisë.

Programi Berlinale Talents në kuadër të Festivalit të Filmit në Berlin ka hapur aplikimin për edicionin e radhës.

Berlinale Talents fton aktorët, kritikët e filmit, regjisorët e rinj, producentët, skenaristët dhe kinematografët të aplikojnë për të qenë pjesë e programit në fjalë, shkruan KultPlus.

Programi ndihmon kinematografët e rinj që të zhvillohen me anë të ligjëratave dhe një programi të ngjeshur. Rreth 100 aplikantë nga tërë bota do të udhëtojnë për në Berlin në edicionin e radhës të Berlinales, nga 22-27 shkurt të vitit tjetër.

Data e fundit për aplikim është 2 shtator 2019 ndërsa në këtë aplikim lejohen edhe të interesuarit nga Kosova e Shqipëria. Në të kaluarën ka pasur disa emra shqiptarë në këtë program – Berlinale Talents (Talentet e Berlinales), përfshirë Florist Bajgorën, Zgjim Terziqin, Ariel Shaban, Blerta Basholli, More Raça, Dukagjin Podrimaj, Ilir Gjocaj, Visar Krusha, Fatmir Gosha, Tristan Halilaj, Iris Elezi, Florenc Papas, Gentian Koçi e artistë tjerë.

Për më shumë detaje duhet të klikoni në këtë link me të dhënat në gjuhën angleze. KultPlus.com

Të ngjajshme